Mirë se vini në faqen e internetit të Simon and Son Panorama. Në faqet tona do të gjeni informacionet bazë mbi objektin tonë, si dhe informacionet mbi qytetin e Ulqinit. Për çdo informacion shtesë mund të na kontaktoni përmes emailit, telefonit apo faksit. Faqja jonë e internetit përmban edhe galerinë e fotografive e cila do t’iu përshkruajë edhe më tepër një pjesë të atmosferës dhe do t’iu tregojë se si duket objekti ynë dhe çfarë ofron ai. Për informacione shtesë, mos hezitoni të na kontaktoni përmes emailit apo telefonit.
|
Ulqini ndodhet në pjesën më jugore të bregdetit Adriatik dhe në pjesën më juglindore të Malit të Zi. Ai është qyteti me më shumë ditë me diell gjatë vitit në Adriatik. Në Ulqin jetojnë rreth 25 000 banorë. Me rreth 20 kilometra plazhe, prej të cilave rreth 15 kilometra plazhe ranore, me ullishtën, rërën, baltën dhe ujin sulfurik me veti shëruese, Ulqini paraqet një margaritar të llojit të vet. Ulqini vizitohet para së gjithash për shkak të diellit, detit dhe plazheve ranore, por nëse ndodheni në këtë qytet apo planifikoni të vini, sigurisht që ka edhe mjaft gjëra të cilat duhet t’i shihni, bëni apo përjetoni.
Bukuritë e Kalasë së Ulqinit janë unike, bedenet e së cilës ngrihen nga deti. Kalaja me muret e saj qiklopike, kullat, dyert, frëngjitë, flet vetë për historinë e saj. Në Sheshin e Robërve në Kalanë e Ulqinit ka qenë edhe shkrimtari i njohur Servantesi. Kalaja e Ulqinit ka qenë vendstrehim i fundit edhe i njërit prej kryengritësve më të mëdhenj të atij shekulli, Sabataj Cevit (1626-1676), reformatorit të Talmudit (librit të shenjtë hebraik).
Në periferi të Ulqinit ndodhet Liqeni i Shasit, po ashtu unik për bukurinë e tij, pastërtinë e ujit, qetësinë dhe i pasur me peshk. Me një sipërfaqe prej 364 ha dhe ambientin përreth është vendstrehim unik i llojeve të ndryshme të zogjve, i njohur për këtë në Evropë. Në breg të Liqenit të Shasit ndodhen mbeturinat e “qytetit të vdekur” të Shasit, i cili thuhet se ka pasur aq kisha sa ditë ka motmoti. Ulqinin nuk mjafton vetëm që ta shihni, por duhet ta përjetoni, kurse kur të largoheni, mos e shkundni krejt rërën, por le të simbolizojë ajo takimin Tuaj të ardhshëm |